Protestë në shi, studentët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë (FOTO)

Protestë në shi, studentët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë (FOTO)

Pavarësisht shiut dhe temperaturavë të ulëta, studentët e vijojnë edhe sot protestën, e cila ka hyrë në ditën e saj të dhjetë.

Si çdo ditë, ata janë mbledhur në fakultetet e tyre, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.

Ata shprehen të bindur për ta vijuar protestën deri në plotësimin e kushteve.

Ditën e djeshme, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, kryeministri Rama i ka ftuar disa herë në takim, duke u shprehur se kërkesat e tyre janë të zgjidhshme, por duke vendosur si kusht uljen në tryezën e dialogut.

Ndërkohë, po dje, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, duke kërkuar nga ligjvënësit gjetjen e mundësive për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Këta të fundit vijojnë të jenë të bindur se nuk do të ketë asnjë lloj dialogu me kryeministrin dhe kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave që i kanë drejtuar atij prej disa ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy