Parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit dhe bëhet me dije se zgjati vetë, 5 minuta.
Deputetja Klotilda Bushka tha gjatë fjalës së saj se nuk është dorëzuar asnjë kandidaturë për Presidentin e Ri që do zgjidhet.
Nesër do të mblidhet Konferenca e Kyetarëve ku do të vendoset datën e mbajtjes të raundit të dytë.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se procesi i zgjedhjes së presidentit është farsë dhe hipokrit.
Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit.



