Kosovë/ 223 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid në 24 orë

Kosovë/ 223 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid në 24 orë

Kosova ka regjistruar 223 raste të reja me Covid dhe 8 viktima në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së, janë testuar gjithsej 1.001 persona, nga të cilët 223 kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se janë shëruar 342 pacientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1 256 pacientë kanë vdekur dhe 36 568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.

Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11 081.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy