Gara për vaksinën/ Rusia: E jona 92% efektive. SHBA: E kemi gati në dhjetor

Gara për vaksinën/ Rusia: E jona 92% efektive. SHBA: E kemi gati në dhjetor

Gara për vaksinën Covid nuk ndalet. Pasi Pfizer njoftoi se testet klinike kanë treguar se vaksina e saj është efektive, nuk kanë vonuar përgjigjet e konkurrentëve. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se janë afër vijës së finishit.

Putini ka kohë që është në “fushën e lojës” për ta fituar këtë betejë që do të ketë implikime të rëndësishme ekonomike. Moska ka bërë të ditur se, sipas të dhënave paraprake, vaksina e saj Sputnik V është 92% efektive në mbrojtjen kundër Covid-19. Sipas një deklarate nga Ministria Ruse e Shëndetësisë, Qendra Shtetërore e Kërkimit Gamaleya dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte të marra nga Moscoë Times, rezultatet tregojnë se vetëm 20 nga 16 000 vullnetarë që morën të dyja dozat e vaksinës u infektuan me Covid-19.

Vaksina ruse

Për studimin e Moskës, bota e shkencëtarëve të mjekësisë ka shprehur rezerva, edhe për shkak të mungesës së shpërndarjes së të dhënave të provave klinike. Në shtator, Sputnik V iu dha për herë të parë, jashtë studimit klinik, një grupi vullnetarësh nga spitalet ruse në zonat 'e kuqe', ku "shkalla e efikasitetit mbi 90% u konfirmua". Të dhënat e mbledhura nga studiuesit e Qendrës Gamaleya duhet të publikohen pas përfundimit të provës.

SHBA

Në total, 11 vaksina janë afër vijës së finishit në këtë sfidë globale. Midis kandidatëve të favorizuar, është edhe vaksina e kompanisë amerikane “Moderna”, gjithashtu në fazë të përparuar. Vaksina pritet të jetë në dispozicion deri në dhjetor. "Rreth 30 000 pjesëmarrës ishin regjistruar në studimin e Fazës 3 Cove që nga 22 tetori dhe 25 654 pjesëmarrës morën dozën e dytë të vaksinës", njoftoi kompania amerikane.

Gati në dhjetor

Edhe këtu ka optimizëm. "Analiza e parë e ndërmjetme është planifikuar për këtë muaj, në nëntor. Në Shtetet e Bashkuara, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka kërkuar të mbledhë të dhënat e sigurisë për një periudhë dymojore për të paktën gjysmën e pjesëmarrësve në studim (d.m.th. 15 000 njerëz), proces që pritet të përfundojë në 24 nëntor”, thotë Moderna. "Kjo do të na lejojë të aplikojmë për autorizimin e përdorimit të vaksinave emergjente në rastin më të mirë në fund të nëntorit, në fillim të dhjetorit."

Moderna pret që prodhimi i vaksinës mRna-1273 të arrijë në 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020. Moderna ka dy partnerë prodhues të gatshëm për të përmbushur kërkesat për vaksinën në Evropë: Lonza në Zvicër dhe Rovi në Spanjë. Me Lonza, qëllimi është që të lejohet prodhimi i një kuote që lëkundet midis 500 milionë dhe 1 miliard doza në vit, duke filluar nga 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy