"Shpresoj që Greqia do ta njohë Kosovën", Osmani kërkon mbështetjen e Athinës për anëtarësimin në KiE dhe NATO

"Shpresoj që Greqia do ta njohë Kosovën", Osmani kërkon mbështetjen e Athinës për anëtarësimin në KiE dhe NATO

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Presidentja Vjosa Osmani  u shpreh se shpreson që së shpejti do të formalizohet vendimi i Athinës për njohjen e Kosovës.

Osmani kërkoi mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO.

Po ashtu Presidentja përmendi në takim prirjet destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj.

Në komunikatën e Presidencës thuhet:

Një pjesë e takimit iu kushtua zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy