Paralajmërimi i zyrtarit turk, nëse forcat siriane hyjnë në Afrin do të ishte një katastrofë

Paralajmërimi i zyrtarit turk, nëse forcat siriane hyjnë në Afrin do të ishte një katastrofë

Zëvendësministri i jashtëm turk Bekir Bozdag ka komentuar mbi raportet rreth vendosjes së mundshme të forcave qeveritare siriane në Afrin, gjatë një konference shtypi pas një takimi të kabinetit qeveritarë.

Sipas zyrtarit, Ankara nuk i beson këto raporte, duke shtuar se Turqia nuk ka patur ende prova.

Megjithatë, siç theksoi zëvendësministri i jashtëm, nëse forcat e armatosura siriane hynë në Afrin për të mbështetur militantët kurdë, kjo do të çonte në një katastrofë, duke i dhënë dritën jeshile ndarjes së vendit.

Duke folur për rrjedhën e operacionit ushtarak të Turqisë në zonën e koduar me emrin Dega e Ullirit, zyrtari lart turk deklaroi se përparimi po vazhdon siç ishte planifikuar.

Duke komentuar mundësinë e një bllokimi të forcave kurde të mbështetura nga SHBA në terren, ai shprehu shpresën se nuk do të kishte nevojë të shtrihej ofensiva ndaj Manbijit, pasi të gjitha çështjet ekzistuese do të zgjidheshin përmes dialogut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy