Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, pranë Urës së Zogut në Milot.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një shtetas kosovar ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.



