Eltjon Dhama, ndihmës akademik me karakter mësimor deklaroi për emisionin “Fol“ se ai dhe kolegët e tij nuk kanë pasur asnjëherë rritje reale rroge.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Dhama tha se një ndihmës akademik me karakter mësimor merr 482 mijë lekë të vjetra, një shumë që nuk mjafton për një kryefamiljar.
Për pjesën e protestave, shpresoj që kërkesat tona të merren parasysh. Ne i kemi parashtruar dhe po i themi me zë të lartë, duhet falënderuar dhe media. Fakulteti i Shkencave ka një veçori të madhe për pjesën e stafit ndihmës. Ne bëjmë procesin praktik të punës. Ne jemi krah pedagogëve. Unë jam kryefamiljar dhe në shtëpi çoj 390 euro në muaj, kam 20 vite punë. Dhe në protestën e 2004 kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe jemi lënë mënjanë. Rritje rroge shumë të vogël kemi pasur. Me ligjin e arsimit të lartë u quajtëm ndihmës akademik dhe kur vjen puna për rritjen e rrogave na thonë jemi në administratë. S’kemi pasur asnjëherë rritje reale të rrogave. Pjesa e vështirësisë është një pikë që kemi kërkuar, kemi vite që rendim. Vështirësia është hequr që në 2008 dhe paradoksi më i madh që ai që me shkollë të mesme e merr vështirësinë ne jo. Një ndihmës akademik me karakter mësimor merr 482 mijë lekë. në 2003 kamë marrë 144 miëj lekë të vjetra.
Ndërkohë, pedagogu Erison Karamani tha se një pedagog i ri në Universitetin e Tiranës merr 600 mijë lekë të vjetra, shumë e cila është e pamjaftueshme për të jetuar dhe për të vijuar doktoratën, pasi në Shqipëri kërkohet që pedagogët të japin një tarifë vetë.
Është detyrim që pedagogu që të bëjë dhe kërkim shkencor që një pjesë e kurrikulës të jetë dhe punimi i tij. Ndihem keq kur mendoj që ka arritur puna këtu, jemi akademik, supozohet të ishim një nga shtresat më të vlerësuara, jo vetëm ekonomikisht, vijmë këtu e bëjmë llogari se sa lekë marrim, s’na dalin llogaritë. I qëndrojmë deri në fund protestës. Rroga e një pedagogu të ri është 600 mijë lekë, nuk të jepet mundësinë për të jetuar, jemi në kushtet e mbijetesës. Kam ambicie për tu bërë doktor shkencash. Shqipëria jo vetëm që nuk të ofron fonde port ë kërkon të paguash një tarifë për tu bërë pjesë.



