“Transmodulari”, Bregu: Vjedhje e hapur me dëm të madh ekonomik. Të bllokohen llogaritë rrjedhëse të Tibo-s  (VIDEO)

“Transmodulari”, Bregu: Vjedhje e hapur me dëm të madh ekonomik. Të bllokohen llogaritë rrjedhëse të Tibo-s (VIDEO)

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi tregtonin aparatura dhe dekodera për transmetim pirat të kanaleve televizive, teksa shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit të policisë për të goditur piraterinë, ka përfunduar në pranga edhe Adnand Mahmutaj, administrator i kompanisë Tibo, e cila vijonte aktivitetin e saj edhe pas heqjes së licencës nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, gazetari Sokol Bregu tha se ka kohë që pirateria vazhdon në Shqipëri dhe se operacioni “Transmodulari” shërben si mësim për të tjerët.

Duke vijuar më tej, Bregu tha se e drejta e futbollit është më e shtrenjta në botë dhe se dëmi që i është shkaktuar operatorëve të licencuar në treg është shumë i madh.

Sipas Bregut, përgjegjësi duhet të mbahet dhe nga personat që kanë dhënë licencën e shitjes si dhe të bëhet bllokimi i llogarive rrjedhëse të Tibo-s dhe dëmshpërblimi i qytetarëve.

Duhet përshëndetur për një arsye, ka vite që nuk ndodh. Ka kohë që pirateria vazhdon në Shqipëri dhe nuk shqetëson askënd.

Nëse një hajdut do i vidhte dikujt 1.5 milionë euro, ky do të ishte lajmi jo i parë në të gjithë mediat shqiptare, por do të ishte lajm në të gjithë rajonin sesi dikujt i vjedhin 1.5 milionë euro. Në momentin që t’i ia vjedh në mënyrë dixhitale, nuk i bën përshtypje askujt, duket si gjë normale, vjedh një biznes pa asnjë problem, hapur dhe duke ia ofruar të tjerëve pa para.

Pse ndodh kjo? Dikur të gjithë i transmetonin këto kampionatet e huaja. S’kishte në Shqipëri, 200 kanale televizive të gjitha u fusnin.

E drejta e futbollit është më e shtrenjta në botë, vjen tjetri e vjedh dhe duket si normalitet. Nuk e  shqetëson opinionin se nuk e sheh vjedhjen. Është e domosdoshme për të kuptuar që është vjedhje e madhe që ka pasoja të rënda ekomomike për operatorët në treg.

Ndërtimi është sektor kryesor, vidhi një biznesmeni një pallat? A do ishte ngjarje e madhe?

Kemi 7 vjet që nuk kryejmë operacion kundër piraterisë, e kemi lënë të lirë si gjë normale. Mund të kemi qindra njerëz që denoncojnë vjedhje. Kishte kohë që me një vjedhje të madhe policia dhe Prokuroria nuk merrej.

Është proces në zhvillim. Ajo që u godit ishte vjedhja më e madhe. Ka pirateri që vijnë pak më poshtë se ajo që u godit dje. Me të drejtë Balla sqaron se nuk është vetëm çështje e policisë, po çështje e shumë strukturave. Kemi një mori strukturash që i kemi përshtatur si në BE. Strukturat janë, ligjet janë vetëm veprimtaria e personave të autorizuar për të goditur një veprimtari të tillë nuk është.

Ka marrë dyqane me qira dhe shet një prodhim që nuk është i tij. Nuk është vetëm pirateri, po vjedhje e hapur me dëme të mëdha ekonomike. Në Shqipëri është toleruar gjatë gjithë kohës.

Kjo pastaj i përket atyre që kanë kontrolluar dhe kanë dhënë licencën për shitjen, këta duhet të marrin masa. E para të mbajnë përgjegjësi për veten për mënyrën si e kanë lejuar. Ka kontrolle, ka bllokime të llogarive rrjedhëse të llogarive të Tibo-s, të organizohet dhe t’i kompensojnë në një formë të tillë.  Amnistitë bëhen kur i ke borxh shtetit, por jo individit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy