
113 raste të reja me Hiv-Aids janë zbuluar këtë vit në Shqipëri, dy prej të cilëve janë fëmijë.
Mjeku infeksionit Arjan Harxhi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se në vendin tonë ka një rritje të lehtë nga viti në vit i rasteve të reja me HIV.
Sipas mjekut, Shqipëria konsiderohet një vend që ka një numër jo të kënaqshëm të asaj që quhet normë e testimit për popullatë të përgjithshme.
Më tej, Harxhi tha se çdo grua shtatzënë duhet të testohet për HIV dhe SST.
Ne vazhdojmë të mbetemi një vend me shifra të ulëta sipas klasifikimit të OBSH. Por nga viti në vit ka prezencë të rasteve të diagnostikuara rishtazi, pra raste të reja. Për këtë vit janë raportuar 113 raste të reja me Hiv. Ka një rritje të lehtë nga viti në vit i rasteve të reja, ndoshta e lidhur me shtimin e testimeve. Është tregues që kjo epidemi vazhdon të jetë e pranishme në Shqipëri.
Këto 2 fëmijë nuk duhet të ishin sepse është mënyrë e parandalueshme nëse do implementoheshin të plota rekomandimet dhe protokollet në drejtim të testimit të gruas shtatzënë dhe të implementimit të protokoliit të parandalimit të transmetimit nga nëna tek fëmija. Akoma ne nuk implementojmë tek të gjitha gratë që lindin në një vit, janë 25 mijë lindje, të implementohet testimi dhe duhet vënë theksi tek të gjithë aktorët, tek mjekët gjinekologë, politik bërësit dhe opinioni publik. Çdo grua duhet të testohet për infeksionin SST kryesisht Hiv se janë sëmundje të menaxhueshme dhe mund të parandalohet transmetimi nga nëna e fëmijëve .
Rruga e vetme e transmetimit në Shqipëri mbetet rruga seksuale, kryesisht hetero, por me një tendencë në rritje nga vitit në vit të % të numrit të rasteve që raportohet si pasojë e kontakteve të meshkujve me meshkuj.
Gratë shtatzënë duhet të testohet për HIV.
Ka një trend në rritje të numrit të testimeve edhe tek testimet që kryhen nga vetë njerëzit, që shkojnë dhe kërkojnë, por dhe nga testimet që ofrohen nga profesionistët e shëndetit. Vazhdojmë të mbetemi një vend që ka një numër jo të kënaqshëm të asaj që quhet normë e testimit për popullatë të përgjithshme.



