SHBA/ Deputeti republikan vetëvritet pas akuzave për përdhunim

SHBA/ Deputeti republikan vetëvritet pas akuzave për përdhunim

Deputeti republikan i Kentakit, Dan Johnson, është vetëvrarë pas akuzave për përdhunim. Johnson ka qëlluar veten me armë zjarri mbi një urë në Uashington. Ai akuzohej për përdhunimin e një gruaje në kantinën e shtëpisë së tij në vitin 2013.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Johnson-i i kishte cilësuar akuzat si “tërësisht të pavërteta” dhe pjesë e një strategjie për të cenuar besimin e votuesve te republikanët, partia nga e cila vjen edhe presidenti Donald Trump.

Sipas policisë së zonës, Johnson ka ndaluar makinën në një pjesë të urës, ka zbritur dhe ka qëlluar veten me një plumb.

Hetuesit thonë se të gjitha indiciet të çojnë në pistën e vetëvrasjes.

Ndërkohë, pak para se të vdiste, Johnson kishte publikuar në profilin e tij në “Facebook” një status me të cilin kërkonte që njerëzit e tij të kujdeseshin për të shoqen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy