
Jam ndër të rrallët që nuk vë grim në ekran, s’ka rëndësi a i kreh apo nuk i kreh flokët dhe nuk ka rëndësi se çfarë vesh.
Këto vajzat e grimit kur më thonë hajde ta rregulloj fytyrën, u them më së pari duhet të ma gjesh fytyrën pastaj të ma rregullosh.
Në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, ai doli për dallimet mes shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe shqiptarëve në Shqipëri, duke treguar periudhën gjatë luftës kur vinin shqiptarët e Kosovës dhe batutat e keqkuptimet.
Njëri e fton një mikun e tij me familjen në një restorant. Edhe në fund i thotë a ikim, ai thotë a ikim për një makiato... të kishim ngrënë diçka se ne në Kosovë kur themi a ikim, do të thotë të ikim pa paguar.
Ikin në një restorant dhe porositin peshk, kur vjen kamarieri i thotë çfarë dëshironi për desert, i thotë. Vallahi një biftek.
Zeka tregon se këndon dhe këngë të veriut dhe të jugut dhe se ka shkruar poezi, ka luajtur në ansambël dhe pjesë teatrale.
Kam qenë enverist sepse kemi dashur Shqipërinë dhe krenaria ime më e madhe është se kur kemi dashur Shqipërinë kemi dashur dhe Enver Hoxhën dhe Sali Berishës
. Unë i kam sjellë 75 karafila Enver Hoxhës në 1983, se isha student në Paris dhe erdha, isha 19 vjeçar. Mendoj se komunizmi është pjella më anti-njerëzore që ka pjell mendja.
Asnjë regjim nuk i ka bërë vendit më keq, se sa shoku Enver dhe kur komunistat më shajnë Enver Hoxhën mërzitem. Unë isha me Ramiz Alinë, Ajet Haxhinë.
Vetëm Enver Hoxha i ka mbrojtur në vitin 1981, këtu ua ka lujt nënën kosovarëve, për shkak të ideologjisë. Ai e ka çuar njeriun në internim për shakanë më të vogël, u ka shkatërruar familjen.
Në shpirt jam socialdemokrat. Në Shqipëri nuk ka demokrat, në Shqipëri ka e majta ekstreme.
Këtu nuk ka as të majtë, as të djathtë. Parajsa e kësaj bote është Suedia, vajzat e mia që kanë shtetësi suedeze, kudo që studiojnë në botë, shteti ua paguan shkollën.



