
Fundjava na pret me ndryshime të motit në disa zona të vendit, por që parashikohen të përcillet me erë mesatare deri të fortë.
Ky është parashikimi i motit, sipas meteorologës Anira Gjoni nga IGJEUM.
Në një komunikim për MCN live, ajo thotë se nga e marta na presin rënie graduale të temperaturave.
Dita e shtunë do të vazhdoj me temperatura të njëjta, të ngrohta, gjithashtu edhe për ditën e diele dhe të hënë nuk ka shumë ndryshim. Por, nga dita e martës dhe e mërkurë presim të kemi rënie te temperaturave,
Sa i takon reshjeve sot nuk do te kemi, përveç se ne Shkodër, reshje të dobëta dhe lokale, porse do të kemi erëra mestarë deri të forta në tërë territorin, por që do të shfaqen më shumë në pjesën e bregdetit.
Te dielën rikthimi i reshjeve të shiut në të gjitha qarqet do te jene shkojnë deri mestarë ne jug dhe veri dhe do të vazhdojnë përgjatë ditëve te javës.
Sa i takon temperaturave ato parashikojnë ulje graduale.
Sa i përket temperaturave për ditën e shtunë dhe të diele do të arrijnë minimalet në zonat bregdetare 14 °C, në zonat e ulta, poashtu 14 °C, dhe në zonat malore, minimalja në 6 °C.
Ndërsa pëe vlerat maximale, në bregdet do të arrijnë vlerat 17°C, në zonat e ulta 16°C dhe në zonat malore, deri në 12°C.
Sa i takon temperaturave nga e marta dhe e mërkura minimalet do të kemi një zbritje graduale me 2-3 °C dhe ftohje të motit.



