Mitro: Opozita e ka humbur prej vitesh shansin për të përfaqësuar qytetarët, studentët shfaqin një tjetër realitet

Mitro: Opozita e ka humbur prej vitesh shansin për të përfaqësuar qytetarët, studentët shfaqin një tjetër realitet

Kryeredaktori i MCN tv, Leonard Mitro, në një intervistë për “MCN Live”, ka analizuar zhvillimet e fundit dhe dy tubimet e mbajtura gjatë ditës së sotme në kryeqytet. 

 

Mitro u ndal në dy optika të ndryshme, lëvizjen e thirrur nga Partia Demokratike dhe protestën që vijon të organizohet nga studentët e shoqëria civile. 

 

Sipas tij, tentativa e PD-së për të marrë drejtimin apo për t'u bërë bashkëdrejtuese e revoltës qytetare dështoi, duke dëshmuar se kjo forcë politike nuk ngjall më besim.

 

Mitro u shpreh se epilogu i kësaj dite të tensionuar shton pasiguritë në vend, ndërsa theksoi se tubimi i thirrur rreth mesditës nga opozita nuk solli asnjë surprizë.

 

Deri në këto momente jemi në epilogun e një dite tjetër të tensionuar që sido që të jetë shton pasiguritë në lidhje me situatën politike, shoqërore, sociale e të tjerë me radhë.

Mund ta shohim protestën e ditës së sotme ose zhvillimet e ditës së sotme në dy optika në atë që ndodhi me protestën e thirrur nga opozita ose më saktë nga PD  dhe protesta që vijon me organizimin që bëjnë studentët por dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe qytetarët e kryeqytetit. 

Opozita bëri një tentativë për të marrë drejtimin e kësaj situate të motivuar nga pakënaqësi të ndryshme të shoqërisë, që lidhen me studentët, të punësuarit, pensionistët, por dhe me qytetarë të shumtë. 

Opozita tentoi në njëfarë mënyre ta akumulonte gjithë këtë pakënaqësi dhe të bëhej bashkëdrejtuese e protestës. Mirëpo, të paktën numrat në bulevard para Kryeministrisë treguan që opozita e ka humbur tashmë këtë shans. Dhe ky nuk është një shans i humbur tani, por është një shans i humbur prej vitesh. 

 

 

Ai shtoi se as strategjitë e brendshme të lidershipit të djathtë nuk arritën ta fshehin rënien e peshës specifike të PD në raport me reagimin qytetar.

 

Aq më tepër që edhe mospjesëmarrja e zotit Berisha në protestë nuk e shpëtoi dot lëvizjen e thirrur nga opozita për të treguar forcën apo peshën e rëndësisë që Partia Demokratike pretendon se ka ende në shoqërinë shqiptare. 

 

 

Nga ana tjetër, Mitro vuri në dukje një kontrast të fortë sa i përket masivitetit dhe qëndresës së treguar në shesh nga ana e të rinjve përballë institucioneve të arsimit.

 

Nga ana tjetër, masiviteti që tregoi protesta e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit shfaq një tjetër realitet. 

Është ai realitet që kemi parë tani prej 12 ditësh, me të rinj të shumtë që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, me qytetarë të ndryshëm dhe me të gjitha ato tensione që kemi parë përgjatë këtyre 12 ditëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy