
Ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë një komunikim të papritur me mediat gjatë ditës së sotme.
Ai do të dalë në një konferencë me gazetarët në orën 18.00, nga ambientet e hotel “Rogner”.
Kjo do të jetë dalja e tij e parë publike, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli të padëshirueshëm për t’u futur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa orë pas vendimit, Berisha sfidoi SHBA-në, duke i kërkuar të nxjerrë prova e fakte që tregojnë se ai është i përfshirë në korrupsion e se ka përdorur postet e tij në politikë për t’u pasuruar.
Këto qëndrime të tij, ish-kryeminstri pritet që t’i theksojë dhe sot në konferencën e papritur për mediat. Ndoshta, ish-kryetari historik i PD do të vendosë dhe për mandatin e deputetit që mori në 25 prill, nëse do të shkojë në Kuvend apo jo.



