Temperatura deri në 48 gradë Celcius, mbyllen shkollat në Indi

Temperatura deri në 48 gradë Celcius, mbyllen shkollat në Indi

Autoritetet në Nju Delhi kanë urdhëruar që shkollat ​​në kryeqytetin indian të mbyllen, për shkak të temperaturave të larta. Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar për një “valë ektreme të të nxehtit” këtë javë.

Dje në Nazafgarh, një periferi e Nju Delhit, termometri shënoi  47.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë në të gjithë vendin. Autoritetet në disa shtete, duke përfshirë Haryana, Madhya Pradesh dhe Punjab,  në Indinë veriore dhe qendrore kanë bërë gjithashtu thirrje që shkollat ​​të mbyllen.

Në maj 2022, disa zona të Nju Delhit regjistruan temperatura që arritën në 49.2 gradë Celsius.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit janë më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy