Presidenti Meta dekreton dy ligje, për aderimin e Shqipërisë në dy Konventa Ndërkombëtare

Presidenti Meta dekreton dy ligje, për aderimin e Shqipërisë në dy Konventa Ndërkombëtare

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje, për aderimin e Shqipërisë në dy Konventa Ndërkombëtare.

Më konkretisht ligjin nr.19/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije (anti-fouling), 2001”.

Aderimi i Shqipërisë në këtë Konventë do të duhet të shoqërohet me masat përkatëse që synojnë reduktimin deri në eliminim të efekteve negative në mjedisin detar dhe shëndetin e njeriut, të shkaktuara nga sistemet e mbrojtjes antivegjetative për anijet (anti-fouling).

Gjithashtu, me bërjen pjesë të kësaj Konvente, organet publike përgjegjëse duhet jo vetëm të ndërgjegjësojnë anijet që gëzojnë të drejtën të ngrenë flamurin shqiptar, apo të operojnë nën autoritetin e vendit, për detyrimet që përmban Konventa mbi kufizimet e ndalimet e përdorimit të sistemeve të dëmshme anti-ndotje, por edhe të forcojnë kontrollet në drejtim të respektimit të rregullave, që Konventa përcakton.

- Ligj nr. 20/2022 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Organizatën Hidrografike Ndërkombëtare”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë (IHO), si autoritet teknik për hidrografinë dhe hartografinë detare në nivel ndërkombëtar, do të sigurojë masa shtesë për mbështetjen e sigurisë lundrimore dhe mbrojtjen e mjedisit detar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy