
Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas agresionit të pësuar nga Rusia.
Ky fakt u bë me dije nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha mesditën e së dielës se vendi dorëzoi kërkesën në gjykatën më të lartë të OKB-së në Hagë.
“Rusia duhet shpallet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, tha Zelensky.
Ai kërkoi që gjykata të urdhërojë menjëherë Rusinë që të ndalojë pushtimin ndaj Ukrainës, dhe tha se vendi pret që gjyqi të fillojë sa më parë.



