Meta: Largimi i rinisë një plagë e madhe për vendin, të ndalet sa më parë

Meta: Largimi i rinisë një plagë e madhe për vendin, të ndalet sa më parë

Presidenti Ilir Meta e konsideron largim e trurit dhe rinisë një plagë të madhe për vendin. Duke iu referuar raportit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, Meta shkruan se fenomeni i i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

Ai bën thirrje për ta ndalur sa më parë këtë gjë, duke ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi.

Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit. Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy