Gjuetia/ Burri: Nuk është gjahtar çdokush që ka një armë gjahu. Ka 10 fish më shumë armë se gjahtarë të ligjshëm

Gjuetia/ Burri: Nuk është gjahtar çdokush që ka një armë gjahu. Ka 10 fish më shumë armë se gjahtarë të ligjshëm

Pas gati një dekade moratorium, gjuetia rifillon nga 15 gushti. Në studion e MCN Tv, Armand Burri, i cili drejton Shoqatën e Gjuetarëve “Tirona”, tha se gjuetia e paligjshme ka vijuar edhe gjatë moratoriumit. 

 

Në Shqipëri në shumë vite ka dominuar gjuetia e paligjshme, që do të thotë gjueti jashtë sezonit, gjueti me mjete rrethanore, gjueti që bëhet me imitues, me drita natën. Këto janë gjueti që shfarosin. Gjuetarët e ligjshëm janë ata që njohin një shoqatë, e cila i ka përgatitur për zonën ku do të gjuhet, gjahun dhe mënyrën si do të gjuhet. 

 

Burri tha se në Shqipëri ka 10-fish mbajtës armësh gjahu në raport me gjuetarët e ligjshëm. 

 

Pjesa më e madhe e kanë ushtruar aktivitetin edhe në kohën e moratoriumit. Kjo do të thotë nuk janë gjuetarë të ligjshëm. Pothuajse në të gjithë Shqipërinë janë 60-70 mijë armë gjahu, por nuk ka më shumë se 6-7 mijë gjuetarë të ligjshëm. Të kesh armë gjahu nuk do të thotë se je gjuetar. 

 

Ai tha më tej se për shkak të gjuetisë së paligjshme, janë disa speciet e rrezikuara.  

 

Ka kafshë të rrezikuara. Po shkojmë drejt shfarosjes së shumë prej tyre, p.sh. lepuri i egër. I thonë vetes gjuetarë, por janë shkelës ligji. 

 

Ne shpresojmë që me ligjin e ri, i cili i kalon kompetencat pushtetit vendor, të ruajmë dhe të krijojmë një mënyrë 

 

Kemi 5 mijë anëtarë aktivë. Tani po merremi me kuotat dhe po bëhemi gati për zbatimin e ligjit të ri. Me 15 gusht hapet gjuetia për turtullin dhe për shkurtëzën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy