
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për shembjen e disa objekteve në zonën e Golemit, por kanë hasur në kundërshtimin e banorëve.
Pronarët e bizneseve dhe banorët i kanë bërë rezistencë, duke mos lejuar shembjen e objekteve, disa prej tyre pretendojnë se kanë edhe dokumentacionin përkastës.
Por në një reagim të saj IKMT bën me dije se objektet janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit dhe i bë thirje ndërtuesve që të mos marin iniciativa ligjore.
“Objektet janë brenda fashes se mbrojtur nga bregu ku nuk duhet ndërtuar sipas ligjit. IKMT u bën thirrje ndërtuesve të tillë, të mos ndërrmarrin iniciativa antiligjore duke u mbështetur në letra të dyshimta dhënë nga zyrtarë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre. IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit”, thuhet në reagimin e IKMT.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes, pasi fadromat IKMT kanë nisur punën për shëmbjen e objekteve.



