Trump: Emigrantët po helmojnë SHBA-të!

Trump: Emigrantët po helmojnë SHBA-të!

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka guxuar gjatë fushatës së tij në New Hampshire të sulmojë Joe Biden me fjalët e liderit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas Trump, edhe Viktor Orban i Hungarisë apo edhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut, janë udhëheqës shumë më të mirë se Presidenti aktual i Amerikës.

Joe Biden është një kërcënim për demokracinë. Ai është një kërcënim. Edhe Vladimir Putin thotë se Biden, dhe po e citoj, se persekutimi politik i rivalit të tij politik është shumë i mirë për Rusinë sepse tregon kalbësinë e sistemit politik amerikan, i cili nuk mund të pretendojë se u mëson të tjerëve për demokracinë.

Madje Viktor Orban është shumë më i mirë se Biden, është shumë i respektuar, por edhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut është shumë më i mirë.

Por, Trump gjatë tubimit, ka mbajtur edhe një qëndrim të fortë për emigrantët, duke i konsideruar si helmi i Amerikës.

Emigrantët nga gjithë bota po derdhen ne vendin tonë. Po helmojnë gjakun e Amerikës. Kjo është ajo që ata kanë bërë. Po helmojnë institucionet dhe burgjet në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikën e Jugut, por në të gjithë botën. Ata po vijnë në vendin tonë, nga Afrika, nga Azia, nga e gjithë bota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy