Xheka: Pulat dhe gjelat e detit kanë nevojë për shumë proteina. Sivjet, deri në 15 mijë lekë kilogrami

Xheka: Pulat dhe gjelat e detit kanë nevojë për shumë proteina. Sivjet, deri në 15 mijë lekë kilogrami

Tradita e gjelit të detit është gjithmonë prezentë në tryezën e darkës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në prag të këtyre festave, fermeri Artur Xheka, i ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, solli dallimin e një mishi të mirë mes një gjeli dhe pule të detit dhe faktit se çfarë ushqimi i bën ata të bollshëm për tu konsumuar në tryezat festive.

Si dallohet një gjel nga një pulë deti.

Zakonisht gjelat e detit janë në masë trupore më të mëdhenj se sa pulat. Dallohen gjithashtu nga kënga e tyre karakteristike, sepse ato këndojnë, kanë atë gurgulitjen, pulat jo, kakariste të thjeshtë.

Gjithashtu gjeli dallon për atë pjesën e gushës që e ka më të madhe, dhe fryhet, fryn bishtin, trupin.

Pulat e detit janë pak më të dhjamura, e bëjnë përsheshin më të shijshëm sepse gjithmonë mishi që është pak më i yndyrshëm është më i shijshëm, por njësoj janë, sepse edhe gjeli e ka mishin të shijshëm, varësi edhe nga kullotat ku janë. Ato kanë nevoje për sasi të proteinave. Është edhe pjesa a shijeve, kur rriten jashtë kur rriten në kushte të mira në kullota, ushqehen me ullinj, ushqehen vet, janë shumë të shijshëm.

Fermeri tregon vështirësitë se si rritet një gjel deti dhe çmimet që sivjet kanë rritur koston e saj.  

Gjelat e Baldushkut, kanë famë në tërë vendin.

Fakti se duhet rreth 1 viti për të rritur një mish cilësor të gjelit të detit. Sivjet ka rritje të kostos së çmimit të gjelave dhe pulave të detit.

Këtu shtohen faktorët e rritjes së çmimit të drithit, të rritjes së krahut të punës, ka pas rritje të kostove të transportit, çdo gjë ka ardh në rritje dhe ka çuar në rritjen e çmimit të gjelit. Çmimi varion nga 15 mijë lek kilogrami. Ky gjeli në studio p.sh., shkon deri te 150 mijë lek.

Një gjel i tillë do një vit përkujdesje, nga të gjitha vezët që çelin, arrijnë të bëhen vetëm 60% të gjelave. Duhet marrë parasysh kushtet ku janë rritur, ato rriten në natyrë si gjela bio, kanë nevojë për shuma sasi të proteinave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy