
10 kandidatë janë pranuar nga Komiteti 1922 në garën për të trashëguar vendin e Theresa May për udhëheqjen e Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe dhe, më vonë atë të kryeministrit të vendit.
Në garë marrin pjesë, Boris Johnson (favorit kryesor), Michael Gove, Jeremy Hunt, Sajid Javid, Andrea Leadsom, Dominic Raab, Matt Hancock, Rory Stewart, Esther McVey dhe Mark Harper.
Mbetet jashtë listës Sam Gimah, mbështetësi i vetëm i një referendumi të dytë për Brexit-in, i cili nuk qe në gjendje të merrte mbështetjen minimale të 8 deputetëve të tjerë për t'iu bashkuar garës.



