Basha për Ramën: “Tirja” e qeverisë u ka marrë paratë familjeve shqiptare, është koha për ndryshim

Basha për Ramën: “Tirja” e qeverisë u ka marrë paratë familjeve shqiptare, është koha për ndryshim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot në një deklaratë për media, bëri të ditur se sot ka pasur një takim online me përfaqësues të PE me të cilët ka diskutuar në lidhje me ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë.

Basha tha se tashmë është evidente se dështimi i vendit ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, dhe se 97% e qytetarëve paguajnë më shumë taksa. Basha e quajti Ramën, ‘Tire’ duke u shprehur se i ka marrë paratë qytetarëve shqiptarë. Sipas Bashës, më 25 prill, është koha për ndryshim.

Deklarata e Bashës

“Sapo kam patur një komunikim në zoom, me Varel, McCalister, ku kam folur për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë dhe që do i japë në të ardhmen. Për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizë. Në tetë vite Edi Rama ka marrë nga paratë e shqiptarëve, 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Numri i shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon, ndihma që i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Kjo është arsyeja pse jemi vendi i fundit për krizë. Ky është realiteti dhe nuk mund të fshihet. Lajm i mirë është se ditët e tij të fundit po vijnë.

Tirja e qeverisë që i ka marrë paratë familjeve shqiptare, i ka marrë paratë biznesit shqiptarë, dhe ia ka dhënë klientëve të vet dhe nuk mund të fshihet. Eshte koha për ndryshim. Më 25 prill do të largojmë të keqen. Shqipëria shumë shpejt do ti kthehet relitetit, do të bëjmë plan për bizneset për familjet shqiptare, për të krijuar një klimë më të mirë. Cdokush e di që Rama ka dështuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy