Ndjekje si në filma, kapet skafi me mbi 1.5 ton drogë në brigjet italiane, pranga skafistëve shqiptarë (VIDEO)

Ndjekje si në filma, kapet skafi me mbi 1.5 ton drogë në brigjet italiane, pranga skafistëve shqiptarë (VIDEO)

Pas një aksioni në det policia italiane ka sekuestruar rreth 1.700 kg marijuanë pranë brigjeve të komunës Vieste në provincën e Foggias, ndërsa vuri në pranga edhe dy skafistët shqiptarë. 

Gomonia e pajisur me dy motorë të fuqishëm u ndalua pas disa minutave ndjekjeje nga ajri me një helikopter të forcave të policisë italiane dhe nga deti përmes skafeve të Guardia di Finanza.

Fillimisht u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane dhe menjëherë nisën kërkimet në det, ku u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes. 

"Një kontroll i shpejtë ka mjaftuar për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar" shkruan sot ilmattino.it, duke e krahasuar ndekjen e policisë italiane me ato të filamve të Holliwood.

Por në një reagim Policia e Shteti konfirmon se gomonia nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare, duke hedhur poshte pretendimet e midias në vendin fqinj.

"Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale. Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate. Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis. Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare", thuhet ne reagimin e policisë. 

Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy