Gjyqtarja e Apelit Beçaj në veting/ KPK: S’ka deklaruar pasurinë, s’mund ta rivlerësojmë (VIDEO)

Gjyqtarja e Apelit Beçaj në veting/ KPK: S’ka deklaruar pasurinë, s’mund ta rivlerësojmë (VIDEO)

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj u paraqit sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku ka dalë për një seancë dëgjimore.

Ajo ka probleme me dorëzimin e disa formularëve. Sipas KPK-së, gjyqtarja nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së, si dhe nuk ka depozituar ndonjë kërkesë për rivlerësimin e figurisë dhe aftësive profesionale duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vettingut.

“Mosparaqitja e deklaratave shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit, si dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut”, shprehet KPK.

Beçaj ka një karrierë 33-vjeçare si gjyqtare. Ajo ka mbajtur detyrën e gjyqtares në qytetin e Gramshit, ndërsa në 1990 u emërua gjyqtare në Tiranë.

Në vitin 2004-2013 ajo ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Lartë, ndërsa në vitet 2008-2013 ka qenë në krye të këtij institucioni.

Bëhet me dije se vendimi për të do të jepet më 3 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy