Një vajzë shqiptare është dënuar me pesë vjet burg për zhvatje në Itali. 23-vjeçarja Jonida Abazi punonte si eskortë dhe klientët i siguronte nëpërmjet një faqeje në internet.
Ajo është arrestuar dy vite më parë në falgrancë, teksa merrte 2 mijë euro nga një prej klientëve të saj. Kjo shumë në fakt nuk ishte çmimi që ai duhej të paguante për shërbimet e vajzës, por shuma për të cilën ajo e kishte shantazhuar për disa ditë me radhë.
Abazi i kishte kërkuar klientit 5-vjeçar 500 euro për shërbimet seksuale, por më pas e kishte kërcënuar se do ta denonconte në polici, pasi ishte minorene. Me frikën se tradhtinë do ta merrte vesh e shoqja, ai kishte paguar disa shuma, deri në momentin që ka vendosur t’i kërkojë ndihmë policisë.
Akuza e ngritur ndaj Abazit përfshin edhe një rast të ngjashëm kur ajo i kishte marrë një tjetër klienti 750 euro duke e kërcënuar se do të tregonte detaje që do të bënin që ai të humbte kujdestarinë e fëmijës së tij.
23-vjeçarja është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg dhe 800 eruo gjobë.



