
Riatdhesimi i fëmijëve që strehohen në kampin al-Hol në Siri ka vënë në pozita të vështira ministren finlandeze të Financave. Ajo ka kërkuar falje pas një sondazhi të publikuar prej saj, nëse këta fëmijë duhet të riatdhesoheshin me apo pa nënat e tyre.



