
Tremujori i parë i vitit 2019 ishte më i dhunshmi në historinë e Meksikës me 8.737 vdekje të dhunshme, një shifër kjo që është rritur me 8,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, sipas të përditshmes “El Universal di Città del Messico”.
Të dhëna zyrtare të publikuara gjatë fundjavës nga Sekretariati Ekzekutiv i Sistemit Kombëtar të Sigurisë tregojnë se janari e marsi regjistrojnë secili 2.931 vdekje të dhunshme, kurse shkurti pati 2.875.
Në vitin 2018 7.958 vrasje të tremujorit të parë të tij kishin shënuar një rekord historik që nga vitit 1977, vit kur ky sekretariat filloi të përgatiste këto statistika.
Shteti meksikan më i dhunshëm në periudhë janar-mars të vitit 2019 ishte Guanajuato (947 të vdekur), i ndjekur nga shteti i Meksikës (769), Baja California (747) dhe Jalisco (720).



