Një aksident ka ndodhur pak minuta në parë në aksin nacional Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Një automjet me targa greke ka rrëshqitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka rrëshqitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.
Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.
Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Vetëm dy ditë më parë po në këtë aks rrugor pranë fshatit Udënisht u përplasen 3 mjete, ku mbetën të plagosur dy persona, dy prej të cilëve turistë anglezë.
Shpesh herë drejtuesit e automjeteve thonë se hedhja e vajit në rrugën nacionale Pogradec - Qafë Thanë bëhet qëllimisht për shkaktimin e aksidenteve.



