
Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka kërkuar falje kombit të tij. Në një deklaratë, Ghani u shpreh i keqardhur për mënyrën si shkuan gjërat pasi pushtetin në Afganistan e morën talebanët. Ghani u arratis nga Kabuli ndërsa talebanët po i afroheshin kryeqytetit, më 15 gusht.
“I kërkoj ndjesë popullit afgan që nuk ia dola dot të bëja të mundur që gjërat të merrnin drejtim tjetër”, ka thënë Ghani në komunikatë të shpërndarë në Twitter.



