Budina: SPAK të nisë hetimet pse shembja e Teatrit u krye me kaq urgjencë

Budina: SPAK të nisë hetimet pse shembja e Teatrit u krye me kaq urgjencë

Regjisori Robert Budina në një intervistë në MCN TV ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Teatrin Kombëtar.

Budina u shpreh se  në momentin që mori lajmin përjetoi një ndjenjë të papërshkueshme gëzimi dhe çlirimi dhe sipas tij ky lajm ndikoi te të gjithë duke iu dhënë shpresë për Shqipërinë.

Është një ndjenjë e papërshkueshme gëzimi, një çlirim i mbledhur. Një lajm që gëzoi të gjithë dhe ndikoi te njerëzit se mbase në Shqipëri ka shpresë.

Nuk është thjesht një lajm i mirë për Teatrin dhe protesta jonë ndoshta ka tërhequr më shumë vëmendje.

Jam i bindur se veç se kemi bërë një të mirë të madhe për teatrin. Kjo tregon që Gjykata Kushtetuese me vendimet e fundit ka qënë objektive.

Humbjet që kemi pësuar është si fitorja e Pirros., u shpreh Budina.

I pyetur se çfarë do të kërkojë konkretisht Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Prokuroria e Posaçme me dorëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Budina u shpreh se duhet të nisin hetimet se si u mor vendimi me kaq urgjencë.

Nuk jam shumë në dijeni, por në thelb është për të kërkuar që SPAK të fillojë punën se si u mor ky vendim për shkatërrimin e Teatrit.

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese nuk e mori parasysh atë, ka të bëjë me një vendim që si mund të shembësh një pronë që nuk është e jotja... s’mund ta shembësh atë.

Shembja e teatrit duhet të jetë e paligjshme. Mjafton ky vendim i Gjykatës Kushtetuese që SPAK të hapë hetimet se si u krye shembja e teatrit dhe si u votua ky vendim, ç’ishte gjithë kjo urgjencë?

Ne dijeninë time në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një letër e një drejtori që është i tanishëm jo të atij që ishte në atë kohë. SPAK duhet të fillojë të lëvizi.

SPAK do t’i kërkojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me ato dokumente që kemi dorëzuar.

Lidhur me çfarë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se e duan Teatrin ashtu siç ishte, Budina tha se një gjë e tillë është e mundur, pasi ka shembuj të ndryshëm në botë që e vërtetojnë

Eksperienca botërore njeh shumë shembuj, në Francë psh është një qytet në veri të Parisit ku u shkatërrua i gjithë qyteti ai u ndërtua fije për fije siç ishte dhe madje dhe magazinat e vjetra dhe sot janë bosh.

Pra u rikthye qyteti siç ishte dhe bazuar në këto eksperienca ne do ti kërkojmë Ministrisë së Kulturës ta kthejnë aty ku ishte dhe siç ishte dhe me këtë punë do merret specialistët e trashëgimisë.

Ne kemi një partner të rëndësishëm si është Europa Nostra dhe na kanë thënë që nëse ja arrijmë asaj dite ata do të lobojnë për ne.

Ne po i themi qeverisë që nëse me aplikimin e “creative europe” mund të merren financime nga Europa dhe është rreth 80% e shumës dhe tashmë është një monument demokracie.

Ndërkohë për vazhdimin e “betejës” së paralajmëruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Strasburg, Budina u shpreh se duan të mësojnë nëse ishte apo jo i drejtë vendimi për shembjen e Teatrit.

Në gjykatën e Strasburgut. Me atë që di unë është për vendimin që nuk u njoh shembja e teatrit, ishte apo nuk ishte e drejt shembja.

Ndërsa për deklaratat e fundit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka qënë i pranishëm kur është marrë vendimin për shembjen e Teatrit në mbledhje, Budina tregoi se ai së bashku me ambasadorin kanë zhvilluar takime.

Ka një histori, unë personalisht jam takuar me Sorecën ¾ herë dhe kemi pasur një komunikim të ngushtë 2-3 ditë para se të shembej.

Një vit para zoti Sorecës i kam kërkuar në një takim. Gjithmonë na thoshte nuk duhet të bëhet publike dhe sot e shohim të kërcejë me pushtetarë.

Ne kemi rrezikuar punën tonë për demokracinë dhe ndërkohë nuk merrnim mbrapsht një mirënjohje dhe .ka qënë ndryshe me ambasadoren Suedeze

Zoti Soreca në të gjitha këto takime, dhe kur i kam thënë që çfarë do të bëni nëse do të na sulmojë policia, tha që kur të vijë atë ditë.

E mora në telefon kur ndodhi që erdhi policia nuk e hapi telefonin dhe më pas na telefonuar nga delegacioni europian se çfarë kërkoni pse e bëtë publike.

Dhe i dorëzuam disa dokumente.

Është folur për Teatrin Kombëtar në atë mbledhje dhe kjo është një gjë që ka ndodhur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy