Kancelarja gjermane, Angela Merkel, rreshtohet në krahun e atyre që mbrojnë ndalimin e perçes. Gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së saj, CDU, Merkel tha se mbështet ndalimin e veshjes myslimane që mbulon fytyrën.
“Perçja që mbulon të gjithë fytyrën duhet ndaluar, kudo që ekziston hapësira ligjore për ta bërë këtë”, tha ajo duke u pasuar nga shumë duartrokitje.
Merkel, e cila kandidon për një mandat të katërt në krye të qeverisë gjermane, tha se kriza e refugjatëve nuk duhet të përsëritet kurrë më.
Thomas de Maizière, ministër i Brendshëm dhe një prej aleatëve më të afërt të Merkelit është shprehur në mbështetje të kësaj ideje që prej gushiti. Ai ka thënë se ky ligj duhet aplikuar në vende ku është e nevojshme bashkekzistenca, si në zyra qeveritare, shkolla, universitete, gjykata dhe protesta.



