Rritja e çmimeve/ Tola: Vjeshta do jetë më e rëndë, të lehtësohen taksat për hidrokarburet (VIDEO)

Rritja e çmimeve/ Tola: Vjeshta do jetë më e rëndë, të lehtësohen taksat për hidrokarburet (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Igli Tola, për protestën e paralajmëruar pasditen e së mërkurës thotë se fryma e revoltës dhe reagimit është shumë e pranuar, sidomos në momente kur kërkohet reagim, për t’iu ofruar qytetarëve ndihmesë për përballimin e situatës ekonomike.

Për MCN Live, deklaroi se situata ekonomike nuk është e tillë vetëm në Shqipëri, por se ka një goditje të eurozonës nga një ritëm inflacionist, ku për katër mujorin e fundit sipas Bankës Botërore, rritja e inflacionit është 6.8%.

Ndër të tjera Tola tha se vlerat e inflacionit të Bashkimit Europian janë mbi 8% dhe shtoi se do jenë dhe në muajt në vijim, duke nënvizuar se bashkë me importimin e mallrave, ne importojmë dhe inflacionin dhe në tregun lokal, ku dalim me çmimet më të larta.

Vjeshta do jetë akoma më e rëndë, pasi nëse pranvera dhe vera ka flukse ekonomike që vijnë nga remitancat dhe turizmi, ardhja e vjeshtës do tregojë cila është gjendja e ekonomisë sonë.

Çmimi i hidrokarbureve në vjeshtë do jenë më të larta, se kërkesa do të jetë më e madhe. Nëse bëhet embargo për naftën dhe gazin rus, do e kemi më të vështirë të gjejmë zëvendësim.

Paketa e parë e rezistencës nga qeveria shqiptare nuk ishte e mjaftueshme për kompensimin e rritjes së çmimeve reale. Paketa thjesht ofroi bonus mujor për pensionistët dhe mbaron në qershor.

Pikat e paketës fiskale i afroi me tre muaj, por rritja e pagës minimale nuk paguhet nga qeveria por nga biznesi, kjo është kosto e shtuar e biznesit. Bordi i Transparencës është parë me shqetësim nga institucionet ndërkombëtare.

Së fundmi Bordi i Transparencës nuk po jep efekte. Nuk dihet e qartë paketa ligjore me të cilin ky bord ka hyrë në funksion. Nuk dihet mënyra e kompozimit të tij, për sa kohë pjesë e bordit janë grosistët, ka një konflikt interesi në mes, si mund të caktojnë çmim të reduktuar.

Mungon transparenca për këtë institucion. Përveç emrit Bordi i Transparencës, nuk dihet ku qëndron transparenca. Nuk dimë se ku referohen për rritjen e çmimit.

Për përballimin e situatës së vështirë ekonomike në vend, Tola propozoi që të ndiqen praktikat e rajonit, ku tha se minimalisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të mendohet mundësia e një paketë në formën e një çeku mujor, në varësi të anëtarëve të familjes.

Ai kërkoi lehtësim të taksave për hidrokarburet, duke shtuar se nuk prekin vetëm makinat, por edhe fabrikat dhe çdo mall që konsumojmë.

Jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit në rajon. Lënda e parë në ndërtim ka pësuar rritje disa fish. Kjo është diçka faktike.

Duhet menduar një mënyrë për të ndihmuar biznesin vendas, por edhe biznesi ka kosto shumë të larta, kryesisht biznesi i vogël, nëse biznesi vendas nuk do ketë ndihmë do ketë rrezik për falimente dhe më shumë të papunë.

Gjithë impakti do shihet në gjithë zinxhirin ekonomik. Biznesi do paketa specifike. Sidomos industri specifike si ajo e qumështit apo prodhimit. Duke nisur që nga rritja e çmimit të energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy