Mbrojtja kibernetike/ Kapllani: Monitorim 24-orësh i infrastrukturës kritike, përfshirë bankat e mikrofinancat

Mbrojtja kibernetike/ Kapllani: Monitorim 24-orësh i infrastrukturës kritike, përfshirë bankat e mikrofinancat

Drejtori i Analizës së Përputhshmërisë, Riskut dhe Kontrollit në AKCESK, Saimir Kapllani, tha në “Mcn Informacion” se Shqipëria ka forcuar kuadrin ligjor të sigurisë kibernetike, ka shtuar nga 25 në 85 stafin, dhe ka modernizuar teknologjinë.

Ai u shpreh se ka një monitorim 24 orë të rrjeteve dhe infrastrukturës kritike, dhe këtu përfshihen edhe sektori privat, siç janë bankat e mikrofinancat.

“Shqipëria ka marrë disa masa të bazuara në tre shtylla. Forcimit të kuadrit ligjor të sigurisë kibernetike, për t’i dhënë më shumë kompetenca Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike për monitorimin dhe mbikëqyrjen e infrastrukturave kritike. Një pikë tjetër është rirogranizimi i institucionit, që ka struktura të dedikuara, personel të dedikuar, për monitorimin e incidenteve kibernetike. Stafi ka arritur nga 25 në 85, ku pjesën më të madhe të stafit, e zë Qendra Kombëtare e Monitorimit. Kemi modernizuar teknologjinë. Shqipëria ka Qëndron Kombëtare Operacionale dhe qendrën qeveritare për monitorimin e rrjeteve qeveritare. Kemi ndërtuar një program të qeverisjes kibernetike, të bazuar në tre shtylla. Kapacitetet njerëzore, kapacitetet në procese standarde dhe kapacitete teknologjike. Kemi monitorim 24/7 të rrjeteve dhe sistemeve të infrastrukturës kritike në nivel kombëtar. I referohem edhe institucioneve private. Këtu përfshihen edhe sektori bankar, mikrofinancat, sigurimet, e këtu me radhë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy