Ekonomia globale është në një pozicion më të mirë nga sa ishte parashikuar disa muaj më parë, mes pasojave ekonomike nga pandemia Covid dhe pushtimit rus të Ukrainës.
Kështu ka deklaruar këtë të enjte Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.
“Sfidat me të cilat përballemi janë reale dhe e ardhmja është ende e pasigurt, por perspektiva është përmirësuar”, i tha Yellen gazetarëve përpara një takimi të G20 në Bangalore, Indi.



