Parashikimet e Kodit Penal për 186 të dënuarit me burg përjetë/ Për lirimet me kusht gjykata duhet të pyesë viktimat e krimit
Asnjë i dënuar me burg përjetë nuk do të mund të fitojë lirinë nëse viktimat e krimit nuk japin më parë pëlqimin e tyre në gjykatë. Ndërsa Kodi i ri Penal parashikon edhe risinë e burgut të fundjavë për moshat 18-21 vjeçare të dënuar nga drejtësia.
Deri më 30 Prill 2023 në burgjet e vendit ka 186 persona me burgim të përjetshëm. E për këta persona kodi i ri në nenin 68 të tij thotë se dënimi me burgim të përjetshëm nuk do ti nënshtrohen personat që në kohën e kryerjes së krimit s’kanë mbushur 21 vjeç.
Aktualisht burgimi i përjetshëm aplikohet për moshën 18 vite si minimum ndërsa përjashtimi i grave nga burgimi i përjetshëm mbetet i pandryshuar edhe në projektin e ri ende në fazë diskutimi.
E teksa në kodin aktual burgimi mund të jepet nga gjykata edhe për minimumi pesë ditë burg sipas nenit 32, në kodin e ri parashikohet që minimumi i dënimit të jetë 30 ditë e deri në 30 vite burg sipas nenit 69.
Me kodin e ri parashikohet që ditët e burgut për një krim të lehtë të blihen kundrejt pagesës e cila është 7000 mijë lekë për një ditë burg.
Por si aplikohet kjo formulë? Sipas nenit 124 “Gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehtë dhe autori i saj përmbush të gjithë kriteret e tjera të përshkruara në paragrafin e parë të nenit 123, me kërkesë të tij, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.
Për të blerë ditët e burgut, gjykata së pari do duhet të dëgjojë viktimën e veprës penale nëse ka ose prokurorin si përfaqësues të interesit shtetëror dhe publik.
Ndërsa asnjë zyrtarë publik i përfshirë në shpërdorim detyre apo vepra penale korrupsioni dhe asnjë i dënuar për krime kundër personit apo dhunë në familje s’do mund ta blejë dot burgun me parapagim.
Në nenin 136 të kodit parashikohet edhe risia e burgut të fundjavës deri në përfundim të dënimit ose punë në interes të komunitetit për persona deri në 21 vjeç edhe për vepra penale që kanë një marzh dënimi deri në 3 vite burg.
Ndalur tek pezullimi i ekzekutimit të dënimit të dhënë nga drejtësia, kodi parashikon një zgjerim të viteve ku edhe dënimet deri në 4 vite burg mund të konvertohen në shërbim prove sipas nenit 141. Aktualisht dënimet që konvertohen në shërbim prove sipas nenit 63 janë ato dënime që arrijnë deri në 1 vit burgim.
Në konceptin e gjysmë lirisë i cili është edhe në kodin aktual, drafti i ri parashikon një zgjerim të dënimit duke përfshirë vepra që dënohen deri në tre vite. Sipas nenit 139 burgu do të bëhet me orar dhe dënimi do të zëvendësohen me gjysmë liri duke caktuar fasha qëndrimi në burg nga ora 8 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit me vendim gjykate ose një orar të përafërt.
Për 21 vjeçarët gjysmë liria filloj të zbatohet prej orës 19:00 të premten deri në ora 09:00 ditën e hënë.
Recidivistët njohur edhe si përsëritësit në shkeljen e ligjit ju lejohet lirimi me kusht para kohe edhe pse ata mund të kenë një sjellje të mirë në burg apo të plotësojnë disa nga kushtet e kërkuara nga ligji.
Sipas nenit 155 kjo është kategoria e personave që s’mund të shijojnë lirinë pa shlyer ditët e burgimit deri në fund “të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje, si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të vrasjeve që përmbajnë motiv apo paramendim, krimeve të rënda terroriste, në veprat penale me forma të veçanta të bashkëpunimit si krerë të organizimit, drejtimit dhe ekzekutimit, krimit të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, kur ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.