Incidenti në Cakran/ Policia e Fierit: Strukturat tona të papërfshira

Incidenti në Cakran/ Policia e Fierit: Strukturat tona të papërfshira

Pas akuzave të demokratit Luan Baçi se policia Bashkiake e Fierit ka ardhur dhe i ka nxjerr me dhunë komisionerët sëbashku me kutitë e votimit me urdhër të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi, ka ardhur një reagim nga Policia e Fierit.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia deklaron se strukturat e saj janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në procesin e votimit në referendumin për shkarkimin e kreut të PD-së.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media ku aludohet se Policia ka ndërhyrë në një qendër votimi në Njësinë Administrative Cakran, Fier sqarojmë se: Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në nr. 112 apo Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy