Identifikohet shqiptarja që u aksidentua për vdekje mbrëmë në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se viktima quhet Elvira Hoxha, 40 vjeçe, nënë e pesë fëmijëve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në Puegnano. Një mjet tip “Ford Focus” ka goditur 40-vjeçaren, e cila po lëvizte në këmbë në një rrugë dishezë.
Drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por policia e identifikoi dhe e arrestoi pak orë më vonë, ndërsa zemra e shqiptares Elvira Hoxha pushoi pothuajse në të njëjtën kohë në spital.



