
Regjisori Kastriot Çipi, për një vjetorin e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë, thotë se ky është viti i nëntë i luftës që mbyllet, pasi sipas tij ka filluar në vitin 2014.
Lufta e Ukrainës ka filluar në 2014. Stoltenberg po e pohon se kjo është luftë e NATO-s, ka trajtuar ushtrinë e Ukrainës për këtë qëllim.
Ndërkohë ka pasur një proces dialogu 8-vjeçar. Deri në 7 shkurt të vitit të kaluar ka pasur diskutime për të zbatuar marrëveshjen e Minskut.
Ndërkohë Zelensky ka dalë me Macron dhe ka marrë angazhim se do zbatohet marrëveshja, pak orë më vonë Zelensky ndryshoi mendje, siç e ka ndryshuar disa herë mendjen.
Nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN Tv, Çipi deklaroi se Shqipëria ka qenë më mirë se Rusia në pikëpamjen e jetesës në vitet ‘90-të, ndërsa tani nuk është e njëjta gjë, pasi Rusia është thuajse dyfish më mirë.
Sipas tij, nuk ndryshon politika nga një individ, por nga rrethana të ndryshme dhe se lufta nuk ndodhi për shkak të Vladimir Putinit.
Federata ruse ka mbi 100 etni dhe nuk duan që të shkëputen nga Rusia.
Putin dje ka thënë një frazë tejet agresive: ne jemi në këtë rreze veprimi raketash, nëse teknologjia avancon ne do e shtyjmë rrezen dhe këtu rreziku shkon për Poloninë, nëse i afrohen raketat Rusisë.



