37 persona kanë humbur jetën si dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në qendër të Ankarasë në Turqi. Ngjarja e rendë ndodhi mbrëmjen e së dielës në një nga lagjet kryesore të Turqisë ku ndodhen ministritë.
Sipas raportimeve të mediave shpërthimi erdhi nga një sulm kamikaz, duke përdorur një makinë bombë.



