Nis procesi i votimit në Itali, e djathta ekstreme kërkon fitoren

Nis procesi i votimit në Itali, e djathta ekstreme kërkon fitoren

Mbi 50 milionë italianë votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamentit. 

2.6 milionë të rinj votojnë për herë në parë në Itali ndërkohë që Komuna e Rocca de 'Giorgi, në provincën e Pavias, me 25 votues është enti me i vogël elektoral, Roma më i madhi. 

Janë tre koalicione në garë: Qendra e djathtë, qendra e majtë dhe i ashtuquajturi Poli i Tretë.

Koalicioni i qendrës së djathtë përbëhet nga Vëllezërit e Italisë, Lega, Forza Italia dhe një sërë partish më të vogla.

Koalicioni i qendrës së majtë përbëhet nga PD, + Evropa dhe aleanca e Gjelbër dhe e Majtë italiane.

Poli i tretë është formuar nga Action dhe Italia Viva.

Giorgia Meloni drejton partinë e ekstremit të djathtë "Fratelli D’Italia" dhe po synon të bëhet kryeministrja e parë femër e vendit e lidhur me dy parti të tjera në të djathtë. Ajo e ka zbutur imazhin e saj dhe i vjen keq që lidhet me të kaluarën fashiste të Italisë. Meloni mbështet sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka zbutur retorikën ndaj Evropës.

Votimi vijon deri në orën 23:00 (21:00 GMT), kur exit poll-et dhe projeksionet do të japin një ide se kush ka fituar.

Ekonomia e Italisë po rritej pas pandemisë Covid-19, por më pas kriza energjetike e shkaktuar kryesisht nga pushtimi rus i Ukrainës - bëri që çmimet të rriteshin. Ndërsa politikanët kanë kaluar ditët e fundit duke u grindur për Rusinë dhe Evropën, italianët janë më të shqetësuar për pagesën e faturave të tyre.

BE-ja pranoi t'i dërgonte Italisë 200 miliardë euro  grante dhe kredi për rimëkëmbjen pas Covid-it, por kjo është e kushtëzuar me reformat e dakorduara nga qeveria e unitetit në largim e Mario Draghit. Giorgia Meloni ka kërkuar që plani të rishikohet dhe ka folur për të bërë më shumë për të "mbrojtur" interesat kombëtare të Italisë në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy