Strategjia për të larguar Ramën, Basha: Më 16 mars do të ketë një tjetër protestë kombetare (VIDEO)

Strategjia për të larguar Ramën, Basha: Më 16 mars do të ketë një tjetër protestë kombetare (VIDEO)

Pas përfundimit të mbledhjes së kolegjit të kryesisë së PD, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se janë marre disa vendime për hapat e radhës që do të ndiqen, pas dorëzimit të mandateve. Sipas kryedemokratit, është vendosur se opozita do të protestojë çdo te enjte tek Parlamenti, duke mos lene te qete ne marrjen e vendimeve shumicen e dale nga zgjedhjet e blera me krimin.

Kreu i opozitës Basha paralajmëroi se me 16 mars do te kete nje tjetër proteste kombetare, ndërsa shtoi se sezoni i protesta sapo ka nisur e nuk do te kete te ndalur. Nderkohe seanca e ardhshme parlamentare pritet te jete ne 28 shkurt, e per kete arsye eshte parashikuar edhe protesta tek parlamenti.

"Në javën e ardhshme, me 28 shkurt dhe 7 mars organizohet protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka ozurpuar Kuvendin e Shqipërisë dhe me datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e ozurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë Edi Ramës, protesta që do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zemërimit qytetar për reagimin e  papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurt, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën por është pa kthim dhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme", deklaroi Basha.

Basha deklaroi në një dalje për mediat nga selia blu se nuk do ti lëmë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po përgatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme. 

"Do ti kthehet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mekanizmi që ai ka frikë, mekanizmi që e tmerron dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, me Shullazët, me Dakot, me Sejdinët, me shokë. Pra sezoni i protestave vetëm sa ka nisur, nuk do të ketë të ndaluar, asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore per largimin e të keqes dhe për ti dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton. Kjo e nesërme do të jetë pa Edi Ramën, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë", tha Basha.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy