
Ani Bajrami, antropologe deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se zbatueshmëria e ligjit për ndalimin e qeseve plastike ka zbatueshmëri të ulët.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Bajrami tha se njerëzit i përdorin në masë dhe një nga arsyet e kësaj sjelljeje është dhe aksesueshmëria e lehtë tek ky produkt.
Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, Bajrami thasë plastika mund të shkaktojë dhe kancer tek nejriu duke shtuar se përbën një rrezikshmëri shumë të lartë.
E lidhim ndotjen me impaktin që ka mjedis, në 20 vitet e fundit është provuar se pjesëza plastike gjenden dhe në trupat e gjallesave. E kemi kudo në ajër, tokë, ujë dhe problemet prekin sistemin nervor, endokrin, frymëmarrjen, fertilitetin. Plastika mund të shkaktojë kancer, përbën rrezikshmëri të madhe.
Kemi prani të plastikës në laguna, prani të saj dhe në trupat e gjallesave. Këto të dhëna në Shqipëri sapo kanë nisur të afishohen. Shqipëria ka risk prej ndotjes plastike.
Ka një ligj të 2019 dhe është trajtuar për përdorimin e qeseve plastike, por zbatueshmëria e ligjit është e ulët dhe kjo krijon probleme të mëdha. Edhe sjelljet e njerëzve kundrejt përdorimit të qeseve plastike janë të atilla sa shtojnë nivelin e ndotjes sidomos në zonat turistike.
Nga një numër i madh individësh që kemi anketuar na kanë rezultuar që 95% e tyre përdorin qese plastike.
Nuk kam të dhënat me tipet e plastikës që janë ndotësit e mëdhenj. Fajtorë janë institucionet përgjegjëse për ruajtjen e mjedisin.
Njerëzit i përdorin në masë, aksesueshmëria e lehtë dhe normalizimi i sjelljes së njerëzve çon në ndotje masive.



