Dëshira Mena, drejtore ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se dy projekt-ligjet e propozuara për urdhrin e inxhinierin bëhen me qëllim krijimin e monopolit nga grupe që kanë interesa të caktuara.
Mena vuri në dukje se një projekt-ligj i ri nuk mund të dalë kundër ligjit ekzistues 84/02, që rregullon aktualisht profesionin e inxhinierit.
Ajo theksoi se çështja është për SPAK dhe organet kompetente të Prokurorisë së Posaçme duhet të veprojnë në kohën e duhur, pasi dëmi do të jetë i madh.
Çudia, si çdo çudi tjetër në vendin tonë, është një gjë që ndodh rëndom. Për të njëjtin rregullim dhe disiplinim të rolit të inxhinierit, kemi dy propozime. Këtu lind dyshimi. Këtu kupton që kjo s’është bërë për të mirën e inxhinierëve, por pasqyron interesat e palëve të përfshira në proces. Nga kjo kuptojmë që grupet e interesit s’janë dakordësuar dhe përfshirë në asnjërën nga këto iniciativa. Jemi gati 300 veta të përfshirë të Unioni që kemi firmosur peticion kundër projekt-ligje dhe i kemi dërguar në komisionet parlamentare. Janë dy grupe të tjera interesi që bëjnë pr.ligje për interesa të tyre. Të dy projekt-ligjet parashikojnë të marrin kontrollin e gjithë Inxhinierisë në vendin tonë. Është çështje pushteti dhe monopoli. Interesi i drejtpërdrejtë i tyre është që të marrin në dorë pushtetin e Inxhinierisë.
Nuk është një pushtet i vogël. Po e shohim çfarë po ndodh me urdhrin e stomatologut, të mjekut, që janë nëpër gjykata. Kanë krijuar monopole, për të përfituar vetë, për të përfituar familjarët e tyre, për të krijuar skema. 60 për qind e aktivitetit ekonomik në vendin tonë bazohet mbi Inxhinierinë. Ne kemi kërkuar të përfshihemi, por ata s’e kanë para të arsyeshme që të dëgjojnë argumentet tona, sepse si duket e kanë parë veten inferior. Qëllimi që kanë është për ta monopolizuar Inxhinierinë, por s’është aq e lehtë. Ne jemi komuniteti që kemi reaguar më shumë se çdo komunitet tjetër profesionistësh. Profesioni i Inxhinierit është i rregulluar tashmë, bëhet përmes ligjit 84/02. Zotërinjtë nuk e përmendin këtë ligj. Në një nga nenet e projekt-ligjit thonë që vetëm Urdhri do ketë të drejtën e dhënies së licencave. Dhe licencat e dhëna më parë do shfuqizohen.
Pra ky ligji që po bëjnë këta, është më i fortë, pravalon në raport me ligjin 84/02 ?! I gjithë komuniteti i inxhinierëve po punon bazuar te ky ligj. Si mund të thuash do shfuqizojë të gjitha licencat që janë dhënë në bazë të një ligji paraprak?! Nuk e di kush ndodhet nga mbrapa, di propozuesit deputeti Ismet Beqiraj dhe Luljeta Bozo. Këta janë të deklaruarit dhe unë këta njoh. Kjo është për SPAK. Ore njerëz si mund të bëni të tilla ligje dhe projekt-ligje që kundërshtojnë njëri-tjetrin?! SPAK-u duhet të marrë në dorë të gjithë informacionet dhe argumentet që ne kemi nxjerrë. Organet kompetente duhet të ndërhyjnë tani dhe jo t’i lënë të ndodhin'.



