
BBC i ka kushtuar një artikull një vajze të re, ku ndërmjet rreshtave has termin "anomali" pasi 17-vjeçarja me emrin Robin West nuk përdor një smartphone si bashkëmoshatarët e saj. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj Robin në vend që të lëvizë nëpër aplikacionet si TikTok dhe Instagram gjatë gjithë ditës, ajo përdor një celular që nuk i ka funksionalitetet e një smartphone, por ka vetëm shërbimet bazë. "Dumbphone", është termi që përdoret rëndom në vendet e zhvilluara për të përshkruar telefonë të tillë.
Zakonisht nëpërmjet këtyre celularëve mund të kryeni vetëm telefonata tradicionale dhe të dërgoni SMS. Sigurisht nëse jeni me fat keni dhe opsionin për të dëgjuar radio dhe të bëni fotografi shumë elementare, por definitivisht këta telefonë nuk kanë të bëjnë më internetin dhe aplikacionet. Këto pajisje janë të ngjashme me disa nga celularët e parë që njerëzit blinin në fund të viteve 1990.
Vendimi i vajzës për të hequr dorë nga smartphoni i saj rreth dy vjet më parë ishte një gjë e momentit. Ndërsa po kërkonte një celular zëvendësues në një dyqan të dorës së dytë, ajo u josh nga çmimi i ulët i një "celulari bazik”. Celulari i saj aktual nga firma franceze MobiWire, i kushtoi atij vetëm 8 £. Dhe për shkak se nuk ka funksionalitetet e një smartphone, ajo nuk ka një faturë të shtrenjtë mujore për t'u shqetësuar.
“Nuk e vura re derisa bleva një telefon bazik se sa smartphone më kishte pushtuar jetën jetën”, thotë 17-vjeçarja. Londinezja shton se nuk mendon se do të blejë një smartphone tjetër. “Jam e kënaqur me tullën time (e përdorur në këtë rast pasi telefoni bazik i përdorur shume vite më parë kishte formë e një tulle), nuk mendoj se më kufizon dhe jam më aktive”, u shpreh vajza e re.
“Dumbphones”, apo celularët bazikë po vazhdojnë të nxisin kureshtjen e njerëzve. Kërkimet në Google për to u rritën me 89% midis 2018 dhe 2021, sipas një raporti nga firma softuerike SEMrush.
Sipas një raporti blerjet globale të këtyre celularëve bazikë arritën një milliard njësi vitin e kaluar, nga 400 milionë njesi në 2019.
Ndërkohë, një studim i vitit 2021 nga grupi i kontabilitetit Deloitte tha se një në 10 përdorues të telefonave celularë në Mbretërinë e Bashkuar kishte një telefon të tillë.
"Duket se moda, nostalgjia dhe ato që shfaqen në videot e TikTok, kanë një rol për të luajtur në ringjalljen e telefonave memecë. Shumë prej nesh kishin një celular si celularin tonë të parë, kështu që është e natyrshme që të ndjejmë një ndjenjë nostalgjie ndaj këtyre celularëve klasikë", thotë Ernest Doku, ekspert i celularëve në faqen e krahasimit të çmimeve Usewitch.com. Doku thotë se ishte rilançimi i celularit 3310 të Nokia-s në 2017 që me të vërtetë e ndezi ringjalljen.
Pesë vjet më parë, Przemek Olejniczak, një psikolog, e ndërroi smartphone e tij me një Nokia 3310, fillimisht për shkak të baterisë më të gjatë. Megjithatë, ai shpejt e kuptoi se kishte përfitime të tjera.
“Më parë do të rrija gjithmonë në telefon, duke kontrolluar gjithçka, duke shfletuar Facebook-un ose lajmet, apo fakte të tjera që nuk kisha nevojë të dija. Tani kam më shumë kohë për familjen time dhe për veten. Një përfitim i madh është se nuk jam i varur ndaj pëlqimeve, ndarjes, komenteve apo përshkrimit të jetës sime me njerëzit e tjerë. Tani kam më shumë privatësi”, thotë ai.
Megjithatë, Olejniczak, i cili jeton në qytetin polak të Lodz, pranon se fillimisht ndryshimi ishte sfidues. "Përpara kontrolloja gjithçka, si autobusët dhe restorantet, në telefonin tim inteligjent. Tani kjo është e pamundur, kështu që kam mësuar t'i bëj të gjitha ato gjëra paraprakisht në shtëpi. Jam mësuar me këtë gjë", tha ai.
Një prodhues i këtyre celularëve bazikë është kompania Light Phone. Këto i lejojnë përdoruesit të dëgjojnë muzikë dhe podkaste dhe të lidhen me kufje me Bluetooth. Megjithatë, firma premton se telefonat e saj nuk do të kenë kurrë media sociale, lajme për klikime, email, një shfletues interneti ose ndonjë furnizim tjetër të pafund që shkakton ankth.
Kompania thotë shitjet e këtyre celularëve u rriten me 150% në krahasim me vitin 2020. Kjo pavarësisht se aparatet e saj janë të shtrenjta për telefonat dumbphone, çmimet fillojnë nga 99 dollarë (75 £).
Bashkëthemeluesi i Light Phone, Kaiwei Tang thotë se pajisja fillimisht u krijua për t'u përdorur si një telefon dytësor për njerëzit që duan të shkëputen nga telefoni inteligjent për shembull për një fundjavë, por tani gjysma e klientëve të firmës e përdorin atë si pajisjen e tyre kryesore.
Z. Tang shton se, çuditërisht, klientët kryesorë të firmës janë të moshës 25-35 vjeç. Ai thotë se priste që blerësit të ishin shumë më të vjetër.
Ekspertja e teknologjisë, Prof Sandra Wachter, një studiuese e lartë në inteligjencën artificiale në Universitetin e Oksfordit, thotë se është e kuptueshme që disa prej nesh janë në kërkim të telefonave celularë më të thjeshtë.
“Me arsye mund të thuhet se në ditët e sotme aftësia e një telefoni inteligjent për të lidhur telefonata dhe për të dërguar mesazhe të shkurtra është pothuajse një veçori anësore”, shpjegon ajo. "Telefoni juaj inteligjent është qendra juaj e argëtimit, gjeneratori juaj i lajmeve, sistemi juaj i navigimit, ditari juaj, fjalori juaj dhe portofoli juaj."
“Mund të themi se smartfoni ynë luan një rol dytësor në bërjen e telefonatave apo në dërgimin e telefonatave të shkurtra. Ai është qëndra e argëtimit, gjeneratori i lajmeve, fjalori, portofoli dhe htë qëndra e argëtimit, gjeneratori i lajmeve, fjalori, portofoli dhe çdo gjëje tjetër. Ka kuptim që disa prej nesh tani janë në kërkim të teknologjive më të thjeshta dhe mendojnë se telefonat bazikë mund të ofrojnë një kthim në kohërat më të thjeshta. Mund të lërë më shumë kohë për t'u përqendruar plotësisht në një detyrë të vetme dhe për t'u angazhuar me të në mënyrë më të qëllimshme. madje mund t'i qetësojë njerëzit. Studimet kanë treguar se shumë zgjedhje mund të krijojnë pakënaqësi dhe agjitacion”, thotë ajo.



