Përgjaket dita e parë e 2026/ Tre të vdekur dhe një në gjendje të rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Përgjaket dita e parë e 2026/ Tre të vdekur dhe një në gjendje të rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. 

Dy mjete janë përplasur, ku si pasojë e aksidentit humbën jetën tre pesona. 

Një prej mjeteve, tip Volkswagen me targa AB797VP, udhëtonte nga Klejdi Myftari (24 vjeç) dhe Anxhelo Ruci (28 vjeç), të cilët kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes nga plagët e marra. 

Ne mjetin tjetër, tip Mercedes Benz me targa AB552LV, udhëtonin Martin Dulaj (26 vjeç), i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arsida Demiri (20 vjeç), e cila u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. 

Sipas informacionit të fundit, Arsida ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy