
Teksa kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është arrestuar nga policia pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, dhe mbi të cilin rëndojnë dy akuza, dy të tjerë zyrtar të lartë të vendit thirrën në SPAK për tu marrë në pyetje.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është thirrur ditën e djeshme në SPAK , kurse sot kryebashkiaku i Krujes Artur Bushi është monetalisht duke u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion.
Lidhur me këto, gazetari Arsen Rusta, në “MCN live”, thotë se të gjitha këto ndodhin në më pak se 24 orë dhe të gjithë akuzohen për abuzimet me detyrën.
Në më pak se 24 orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, ka përfunduar ën pranga një zyrtar lokal, kryetari i bashkisë së Bulqizës, Alla, ende ne detyrë pasi do duhet një vendim i shkallës së prerë ta shkarkojë atë nga detyra. Por gjithsesi jemi ën fushatë elektorale , poashtu një kryetar aktual i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, sapo është futur në prokurorinë e Posaçme, ku po merret ne pyetje pasi dyshohet se ka shkelur ligjin.
Nga ana tjetër për katër orë është pyetur nga zyrtarët elatë të hetimit, zoti Vangjushg Dasko, ish-kryebashkuai i Durrësit.
Nuk janë mbushur 24 orë dhe ka një zhvillim të rëndësishëm, dy kryebashkiak, një në pranga, një pyetet dhe poashtu një tjetër pyetet nga kjo prokurori të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin.
SPAK tregohet i rezervuar sepse është pyetur zoti Dako dhe pse po pyete z.Bushi, për të cilin poashtu ka patur hetime të mëparshme.



