
Turqia lëshoi satelitin e saj të parë të komunikimit të prodhimit vendas, Turksat 6A, në orbitë të martën, një veprim të cilin Ankaraja tha se do të zgjeronte mbulimin satelitor të vendit dhe do të plotësonte nevojat e saj për transmetim televiziv.
Një raketë SpaceX Falcon 9 e çoi satelitin në hapësirë nga Space Launch Complex 40 (SLC-40) në Stacionin e Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se lëshimi shënoi hapjen e një “faze të re” për Turqinë në prodhimin e satelitëve.
Si Turqi, ne kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softuerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, me burime kombëtare.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu tha se sinjali i parë nga Turksat 6A u mor 67 minuta pas nisjes, siç ishte planifikuar, duke shtuar se sateliti do të zgjeronte mbulimin e Turqisë në 5 miliardë njerëz.



